Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Dialogu Kosovë-Serbi, Macron pret Hotin në pallatin Elize

Nga A2 CNN
7 Korrik 2020, 16:43 | Kosova
Dialogu Kosovë-Serbi, Macron pret Hotin në pallatin Elize

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është takuar në Paris me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Kjo vjen disa ditë përpara samitit virtual të 10 korrikut të organizuar nga Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, me temë kryesore dialogun Prishtinë-Beograd.

Përpara vizitës, Hoti tha se pritja e organizuar nga kreu i Elizesë tregon angazhimin e Francës për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

Ndërkohë, Macron do të presë veçmas dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç këtë javë. Këto zhvillime vijnë përpara rifillimit zyrtar të dialogut me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian me Hotin dhe Vuçiç që do të vendosen ballë për ballë në Bruksel këtë të diel.

A2 CNN Livestream

Dita jonë