Firmoset marrëveshja më fitimprurëse në historinë e sportit

patrick mahomes chiefs celebration 1100x620

Klubi i futbollit amerikan, Kansas City Chiefs, kanë firmosur një kontratë të re 10-vjeçare me lojtarin e tyre kryesor, Patrick Mahomes, e cila, sipas menaxherit të tij, është më fitimprurësja në historinë e sportit botëror.

Mahomes, i cili fitoi titullin MVP sezonin e kaluar të futbollit amerikan, ndërsa Chiefs fituan kampionatin, do të luajë për këtë skuadër deri në vitin 2031, sipas kontratës së re. Skuadra konfirmoi nënshkrimin e rinovimit, por jo kushtet e saj.

Por sipas mediave të ndryshme në SHBA, lojtari do të marrë në këto 10 vite plot 450 milionë dollarë. ESPN dhe NFL Network raportojnë se shuma shkon në 503 milionë dollarë, nëse llogaritet edhe sezoni aktual dhe i ardhshmi.

Në një postim në Instagram, menaxheri i Mahomes, Chris Cabott, shkroi: “Lojtari i parë me vlerë gjysmë miliardë dollarë në historinë e sportit. Kontrata më e madhe në historinë e sportit. I pari lojtar i NFL që bëhet më i paguari mes të gjithë sportistëve”.