Pandemia po përhapet me ritme të shpejta, OBSH: Nuk është arritur ende piku

OBSH 2 1100x620

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka dhënë një tjetër deklaratë aspak optimiste për sa i përket vijueshmërisë së pandemisë së koronavirusit që ka përfshirë tashmë pothuajse të gjithë botën.

Përmes një deklaratë për shtyp në Gjenevë, Ghebreyesus tha se “pandemia e koronavirusit vijon të përhapet me shpejtësi në nivel global dhe qartësisht piku i saj nuk është arritur”.

Ai nënvizoi se në fillimet e pandemisë u deshën 12 javë për të arritur 400 mijë raste me koronavirus, por një numër i tillë u arrit vetëm në fundjavën e kaluar.