Pas deklaratës së Vuçiç, rikthehet kufizimi i lëvizjes në komunat në veri të Kosovës

komunat ne veri te kosoves 1100x620

“Situata në veri të Kosovës është më e vështirë sesa ishte dhe ata do të ndërmarrin masa kufizuese në përputhje me vendimet e qeverisë serbe”.

Kështu u shpreh në një deklaratë mbrëmjen e së martës presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe nuk vonoi shumë dhe Shtabi i Krizës së katër komunave në veri të Kosovës që mori vendimin për vendosjen e ndalimit të lëvizjes nga ora 21:00 deri në 5 të mëngjesit, në javën e ardhshme.

“Nga sot, gjatë javës së ardhshme nga ora 21:00 deri në 05:00, ndalohet lëvizja e të gjithë personave, përveç personave që janë përgjegjës për luftimin e pandemisë dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike”, thuhet në vendimin e Shtabit të Krizës.

Sipas këtij vendimi, ndalohet hyrja dhe largimi nga territori i katër komunave në veri, përveç personave me leje speciale.