Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Përplasen dy trena në Çeki, ka viktima dhe shumë të plagosur

Nga A2 CNN
7 Korrik 2020, 17:33 | Bota

Dy trena pasagjerësh u përplasën pak pas orës 15:00 të ditës së martë në Çeki, duke u marrë jetën të paktën dy personave, ndërsa rreth 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Mediat çeke shkruajnë se aksidenti hekurudhor ndodhi rajonin e Karlovy Vary. Një helikopter, disa zjarrfikëse dhe autoambulanca shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa hekurudha u mbyll menjëherë.

“Sipas informacioneve të para ka shumë persona të lënduar. Hekurudha është mbyllur, ndërsa ka nisur menjëherë një hetim për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, tha zyrtari i hekurudhave në Çeki.

Aksidenti ka ndodhur në një kodër, në një zonë të pyllëzuar, e cila ka vështirësuar ndërhyrjen e grupeve të shpëtimit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani