Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Rama: Shumica e shqiptarëve duan hapjen e listave, por s’mund t’i rikthehemi marrëveshjes

Nga A2 CNN
7 Korrik 2020, 20:46 | Politikë
Rama: Shumica e shqiptarëve duan hapjen e listave, por s’mund

Pas takimit me përfaqësuesit e opozitës parlamentare për listat e hapura dhe miratimin e ndryshimeve në kodin zgjedhor, kryeministri Rama u shpreh se gjuha e përbashkët nuk u gjet edhe këtë herë.

Kryeministri pranon se është e vërtetë që një shumicë dërrmuese e qytetarëve shqiptarë duan të kenë mundësi të zgjedhin përfaqësuesin e tyre në parlament, por ai thekson se tashmë nuk mund t'i rikthehet marrëveshjes së arritur me opozitën jashtë parlamentit.

https://a2news.com/2020/07/07/i-pakenaqur-nga-takimi-me-ramen-murrizi-nuk-votojme-pazarin-qe-kerkohet-te-shitet-si-marreveshje/

“Kemi një konflikt në themel, i cili lidhet me marrëveshjen që kemi bërë me opozitën jashtëparlamentare. Për mua ajo është një bazë, në të cilën mund të shtojmë, por jo të heqim. Ne jemi të gatshëm të konsiderojmë hapjen e listave, jemi të gatshëm të diskutojmë për ta formalizuar gjatë procesit të diskutimeve për të arritur në një konsensus trepalësh. Por në një konsensus të tillë të gjithë duhet të pranojnë diçka që nuk e dëshirojnë. E para, kemi nevojë për një mazhorancë të gjerë në kuvend, e cila është shumë përtej asaj që ne kemi. E dyta, PS nuk do të angazhohet në procese kapje të një vote këtu dhe të një vote atje për të bërë një ligj kaq themelor.

Unë nuk kam ndonjë respekt më të madh për ata që janë jashtë se ata që janë brenda, i respektoj të gjithë. Në këtë aspekt, unë dua të jap një mesazh të qartë: Është e vërtetë që një shumicë dërrmuese e qytetarëve shqiptarë duan të kenë më shumë zë në proces, duan të kenë mundësinë jo thjesht të zgjedhin një program, një parti, një lider, por të kenë një preferencë për një kandidat apo një tjetër. Kjo është e qartë dhe ne jemi PS dhe e kemi sfidë me vetveten që të jemi pasqyrë ku reflektohen dëshirat e njerëzve. Por, marrëveshja është një pengesë e madhe për anën tjetër, për deputetët aktual të opozitës dhe ata duhet të pajtohen me idenë se këtë pengesë duhet ta kapërcejnë. Nuk mundemi dot t’i rikthehemi marrëveshjes edhe pse unë jam me ata”, u shpreh Rama.

https://a2news.com/2020/07/07/listat-e-hapura-hajdari-pas-takimit-me-ramen-kemi-presion-nga-jashte-por-nuk-terhiqemi/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani