Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rindërtimi pas tërmetit, Rama prezanton projektin e ri për Kombinatin: S'do jetë vetëm “3D”

Nga A2 CNN
7 Korrik 2020, 14:12 | Aktualitet

Me dhjetëra familje në zonën e kombinatit duhet ende të presin. COVID-19 ka paralizuar hapjen e garës për projektin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Megjithatë, kryeministri Edi Rama, ka paraqitur këtë të martë projektin 3D “Kombinart”, duke iu përgjigjur edhe demokrateve me fytyren e re qe do të ketë lagjja e Kombinatit.

 “Jo thjesht një Kombinat për banorët e vet, por një lagje që do të jetë destinacion për jetën e natës, për turistët, falë ndërhyrjeve të parashikuara që i përkasin Shqipërisë në vitin 2030, jo vetëm harkut kohor të një viti”, deklaroi kryeministri.

https://www.youtube.com/watch?v=GoqDUSlZFbA

Paraardhësve në qeveri, i kujtoi gropën e borxheve që i lanë vendit, me rrugët e projektet, që sipas Ramës, u lanë rrugëve.

“Kemi gjetur kur ishim në qeveri borxhet ndaj personave që kishin mbetur pa shtëpi nga përmbytjet”, kujtoi Rama.

Socialistët sipas kryeministrit janë ndryshe, ata do të kthejnë në realitet të gjitha projektet 3D. Lagja e re e Kombinatit do të ketë pas rindërtimit edhe 4 institucione të reja arsimore, 9 pika sociale e kulturore, si dhe 5 sheshe publike me shërbime të reja.

A2 CNN Livestream

Dita jonë