Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

SHBA nis formalisht tërheqjen nga Organizata Botërore e Shëndetit

Nga A2 CNN
7 Korrik 2020, 22:17 | Bota
SHBA nis formalisht tërheqjen nga Organizata Botërore e Shëndetit

Administrata e presidentit Trump i ka dërguar një letër Kongresit dhe Kombeve të Bashkuara ku i njofton për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në lidhje me mënyrën se si ky organizëm u përball me pandeminë, një lëvizje dramatike kjo që mund të riformatojë diplomacinë në lidhje me shëndetin publik.

Njoftimi për tërheqjen i është dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Në bazë të rezolutës së përbashkët të miratuar në Kongres në vitin 1948, Shtetet e Bashkuara duhet të njoftojnë një vit përpara për lëvizjen dhe duhet të paguajnë detyrimet për agjencinë para largimit.

Kur presidenti Trump kërcënoi për tërheqjen ligjvënësit demokratë reaguan ashpër duke e konsideruar këtë vendim si të paligjshëm dhe kërkuan nga kreu i Shtëpisë së Bardhë të tërhiqet nga këto deklarata.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani