Superliga e Kosovës nuk ndërpritet, preken dy lojtarë të Vushtrrisë, njëri në gjendje të rëndë

VUSHTRRIA COVID SUPERLIGA KOSOVE frame 0 1100x620

Rritja alarmante e rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë është reflektuar edhe në futboll. Dy lojtarë të skuadrës së Vushtrrisë, që militon në kampionatin elitar, janë prekur nga Covid-19.

Konfirmimi erdhi nga presidenti i klubit, Bajrush Kajtazi, i cili njoftoi se dy futbollistë kanë simptoma dhe njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Federata e Futbollit të Kosovës njoftoi se sportistët e Vushtrrisë, por edhe dy skuadrat e fundit me të cilat ata janë përballur, Ballkani dhe Flamurtari do t’i nënshtrohen testeve të tamponit.

Megjithë situatën e krijuar Superliga e Kosovës nuk rrezikon të ndërpritet.