Amnistia fiskale, Malaj: Dëmet në ekonomi, më të mëdha se përfitimet

Publikuar më: 8/7/2020, ora 16:43

Amnistia fiskale, Malaj: Dëmet në ekonomi, më të mëdha se përfitimet

Publikuar më: 8/7/2020, ora 16:43

Tashmë amnistia rikthehet në një formë tjetër dhe kundërshtohet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Por çfarë mendojnë ekspertët? Ndjekim ish ministrin e Financave, Arben Malaj.

Amnistia fiskale do të sjellë më shumë humbje se sa përfitime, si për buxhetin e shtetit ashtu edhe për qytetarët. 

Ish-ministri i Financave Arben Malaj shpjegon se efektet e nismave të tilla janë afatshkurtra dhe rreziqet që i shoqërojnë janë serioze për ekonominë.  

Sipas Arben Malaj, qeveria duhet të fokusohet te problemet e ekonomisë reale dhe jo tek iniciativa të tilla që sipas tij shkojnë vetëm në favor të një grupi të vogël individësh. 

Në misionin e fundit Fondi Monetar Ndërkombëtar është shprehur kundër ligjit të amnistisë fiskale, duke argumentuar se një nismë e tillë do të cenonte përmbushjen e detyrimeve tatimore.