Amnistia fiskale, qeveria miraton draftin e kundërshtuar nga FMN

Publikuar më: 8/7/2020, ora 14:28

Amnistia fiskale, qeveria miraton draftin e kundërshtuar nga FMN

Publikuar më: 8/7/2020, ora 14:28

Qeveria nuk e ka sot një bilanc të të ardhurave shtesë që do të sigurojë nga amnistia fiskale dhe as sesa para pritet që të legalizohen nga kjo nismë.

Qeveria ka miratuar draftin final, që pritet të miratohet shumë shpejt në Kuvend, teksa kryefinancierja Anila Denaj bën një krahasim të kësaj nisme me faljet fiskale të ndërmarra në vite. Sipas saj, kësaj radhe pritshmëritë janë më të mëdha. 

Ndryshe nga sa ka deklaruar kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të nismës, amnistia nuk do të ketë si përfitues kryesorë emigrantët e ndershëm, por kompanitë shqiptare që ndër vite kanë fshehur të ardhurat.

Nga amnistia fiskale e qeverisë përjashtohen të gjithë zyrtarët dhe ish-zyrtarët e lartë të shtetit, familjarët e tyre, si dhe paratë e krimit të organizuar dhe subjekt të ligjit kundër pastrimit të parave. Përfituesit do të paguajnë një tatim të posaçëm prej 5 deri në 10% të vlerës së pasurisë së deklaruar, në këmbim të faljes për veprat penale të fshehjes së pasurisë.

Sipas ministres Denaj, administrata po punon njëkohësisht për një sistem gjurmimi që të parandalojë fshehjen e pasurisë pas kësaj faljeje, teksa ende nuk dihet nëse pas amnistisë do të ketë apo jo edhe ashpërsim të kuadrit ligjor për ata që bëjnë evazion.