Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Gjykata e Apelit liron Agim Kajmakun

Nga A2 CNN
8 Korrik 2020, 14:59 | Kronikë
Gjykata e Apelit liron Agim Kajmakun

Gjykata e Apelit në Tiranë ndryshon masën e sigurisë për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku, duke hequr masën e sigurisë “arrest me burg”. Vendimi është marrë me kërkesë të avokatit të tij, por edhe prokurores së çështjes, Arta Marku.

Kajmaku, i shpallur në kërkim që prej nëntorit të vitit 2019, u arrestua nga policia një ditë më parë. 49-vjeçari u shtrua në një spital privat mbrëmjen e së hënës pas disa ndërlikimeve shëndetësore, ndërsa mjekët lajmëruan uniformat blu si detyrim ligjor.

Kajmaku u shpall në kërkim që prej 9 nëntorit 2019 dhe akuzohet për “Falsifikim të formularëve”, “Falsifikim të dokumenteve” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.

Pas akuzave të Partisë Demokratike, se ai ishte gjykuar për falsifikim parash në shtetin fqinj të Greqisë nën identitetin Jorgo Toto, policia bëri krahasimin e shenjave të gishtërinjve. Përgjigjja nga laboratori shkencor konfirmoi se gjurmët e Kajmakut ishin të njëjta me identitetin tjetër, ndërsa gjykata vendosi “arrest me burg”. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani