Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ibra: Nëse do të kisha ardhur që në fillim të sezonit, Milani do të fitonte kampionatin

Nga A2 CNN
8 Korrik 2020, 08:26 | Futboll
Ibra: Nëse do të kisha ardhur që në fillim të sezonit,

Zlatan Ibrahimovic deklaroi pas fitores 4-2 ndaj Juventusit se, nëse ai do të kishte qenë pjesë e kuqezinjve që nga fillimi i sezonit, Milani do të kishte fituar kampionatin.

“Nëse do të kisha ardhur te Milani që prej ditës së parë, do të fitonim titullin kampion”, tha suedezi për Dazn.

Gjithashtu, ai konfirmoi edhe largimin nga kuqezinjtë në fund të këtij sezoni: “Kam akoma edhe një muaj për t’u argëtuar. Ka disa gjëra që po ndodhin në klub dhe që nuk janë në dorën tonë. Më vjen keq për tifozët që nuk ishin në stadium sepse këto mund të jenë rastet e fundit që mund të më shohin duke luajtur “live”. Jam 38 vjeç, nuk kam më forcën e mëparshme dhe nuk mund të bëj dot gjërat që bëja më parë”.

Më pas, disa batuta kur u pyet nëse do të bëhet trajner në të ardhmen e afërt: “Jam mirë dhe mundohem ta ndihmoj skuadrën në të gjitha mënyrat. Unë sot jam President (i klubit suedez Hammarby), lojtar dhe trajner. Por, paguhem vetëm si lojtar”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë