Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kalimet kufitare në Maqedoninë e Veriut, teste për Covid-19 në disa shtete të rajonit

Nga A2 CNN
8 Korrik 2020, 14:17 | Ballkani
Kalimet kufitare në Maqedoninë e Veriut, teste për Covid-19

Maqedonia e Veriut mund të vendosë kufizime të reja në pikat kufitare me disa shtete të rajonit. Komisioni për Sëmundjet Infektive i ka propozuar qeverisë që të lejojë të hyjnë në vend vetëm ata persona që posedojnë një test me rezultat negativ për Covid-19, i cili është marrë brenda 72 orëve të fundit.

Kjo masë nuk prek shtetasit nga Shqipëria, por vetëm ata nga Kosova, Malit të Zi, Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, pohoi se gjatë ditës do të shqyrtohet kërkesa dhe se do të merret një vendim për të. Ky zhvillim vjen pas rritjes të nivelit të përhapjes së Covid-19 në shtetet e rajonit dhe konsiderohet si një masë për frenimin e përkeqësimit të situatës pandemike në vend.

A2 CNN Livestream

Dita jonë