Kaos në Superligën e Kosovës, përplasje mes policisë dhe stafit të Prishtinës

prishtina 1100x620

Kur është luajtur java e 29 në Superligën e Kosovës, gara për titull është me të vërtetë mjaft e fortë. Vendi i parë, i cili mbahet nga Drita, nga ai i katërt në renditje ka një diferencë vetëm prej 4 pikësh.

Por rivaliteti i madh është shoqëruar këtë të mërkurë me një ngjarje aspak të hijshme. Prishtina është mundur në transfertë 2-1 nga skuadra e Gjilanit dhe në fund kryeqytetasit kanë pasur kundërshtime të mëdha ndaj vendimit të arbitrit të ndeshjes, aq sa ka detyruar policinë të reagojë për të larguar lojtarët dhe stafin.

Në një postim në faqen zyrtare të klubit të Prishtinës shkruhet se shumë futbollistë dhe trajneri janë të dëmtuar nga sulmi i policisë.

Në një tjetër postim, skuadra e Prishtinës shkruan se me 99% do të tërhiqet nga garat e këtij sezoni.