Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Milani mban “gjallë” kampionatin, mposht edhe Juventusin me 4 gola në 18 minuta

Nga A2 CNN
8 Korrik 2020, 00:09 | Futboll

Milani ka mposhtur Juventusin 4-2 me një pjesë të dytë të çmendur në “San Siro”-n e boshatisur.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën u realizuan 6 gola. Rabiot ishte autori i golit të parë në minutën e 47, ndërsa vetëm 6 minuta më pas, Ronaldo realizoi edhe golin e dytë për bardhezinjtë, pas një gabimi të mbrojtësve të Milanit, duke krijuar idenë se ndeshja u mbyll aty.

Megjithatë, nuk ndodhi aspak kështu. Në minutën e 62 nisi përmbysja kur Ibrahimovic realizoi nga pika e penalltisë, 4 minuta më pas Kessie barazoi shifrat, ndërsa Leao shënoi edhe golin e tretë menjëherë pasi bardhezinjtë nisën topin nga mesi i fushës.

Në minutën e 80, kroati Rebic realizoi edhe golin që e vulosi rezultatin në 4-2.

Pavarësisht kësaj humbjeje, Juventusi vijon të jetë në krye të renditjes, me 7 pikë më shumë se Lazio e vendit të dytë, ndërsa Milani ngjitet në kuotën e 49 pikëve, në vendin e pestë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani