Ndikimi i krizës, besimi në ekonomi bie në nivelin më të ulët historik

Publikuar më: 8/7/2020, ora 19:07
sheshi skdenrbej  1024x576

Ndikimi i krizës, besimi në ekonomi bie në nivelin më të ulët historik

Publikuar më: 8/7/2020, ora 19:07

Besimi në ekonomi ka rënë në nivelin më të ulët historik për shkak të krizës së shkaktuar nga Covid-19. Banka e Shqipërisë ka publikuar treguesin e ndjesisë ekonomike, që merr në analizë përgjigjet e bizneseve dhe individëve për pritshmëritë e tyre lidhur me prodhimin, punësimin, shitjet, gjendjen financiare dhe konsumin.

Sektori i shërbimeve, një nga më të prekurit nga mbyllja e ekonomisë dhe kërkesa e dobët pas rihapjes, ka shfaqur edhe tkurrjen më të fortë të besimit. Teksa treguesi ka shënuar nivele të ulëta rekord edhe për industrinë, ndërtimin, tregtinë dhe konsumatorët. Edhe pse pjesa më e madhe e treguesve negativ lidhen me situatën e kaluar përgjatë periudhës prill-qershor dhe janë disi më pozitivë kur pyeten për të ardhmen.

Nga vrojtimi i Bankës Qendrore spikatin si elemente më shqetësuese rënia e pritshmërive për kontratat porositëse nga jashtë, që mund të thellojnë krizën te fasonët dhe të gjitha ndërmarrjet e tjera eksportuese. Ndërsa qytetarët shprehin një pasiguri të lartë për gjendjen e tyre ekonomike në vijim dhe hezitojnë të bëjnë blerje të mëdha, si për shtëpi, automjete, apo mallra të tjerë që nuk lidhen me nevojat e përditshme të konsumit.