Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Paralajmërim i FBI: Spiunazhi kinez, kërcënimi më i madh për SHBA

Nga A2 CNN
8 Korrik 2020, 15:00 | Bota
Paralajmërim i FBI: Spiunazhi kinez, kërcënimi më i madh

Aktet e spiunazhit dhe vjedhjes nga qeveria kineze përbëjnë rrezikun më të madh afat-gjatë ndaj të ardhmes së Shteteve të Bashkuara. Paralajmërimi vjen nga drejtoi i FBI-së, Christofer Wray i cili foli për një fushatë të gjatë ndërhyrjeje nga ana e Pekinit.

Në një fjalim të gjatë, zyrtari i lartë përshkroi një panoramë të zymtë të ndërhyrjes kineze, një fushatë gjithëpërfshirëse e spiunazhit ekonomik, vjedhjes monetare e të dhënave  edhe aktiviteteve politike të paligjshme, duke përdorur ryshfetet dhe shantazhet për të ndikuar në politikën amerikane.

“Kërcënimi më i madh afatgjatë ndaj pronës intelektuale dhe vitalitetit të ekonomisë sonë është ai nga spiunazhi kinez. Është një kërcënim ndaj sigurisë sonë ekonomikë dhe si rrjedhojë i sigurisë kombëtare”, tha drejtori i FBI.                                                                                                   

https://a2news.com/2020/02/19/makineri-propagande-shba-per-disa-media-te-kines-jane-misione-te-huaja/

Sipas tij, Pekini është i përkushtuar të bëhet me çdo kusht superfuqia e vetme në botë. Drejtori i FBI-së përmendi gjithashtu një program të quajtur “gjuetia e dhelprave”, përmes të cilit presidenti kinez Xijinping shënjestron shtetasit kinez që jetojnë jashtë vendit dhe konsiderohen një kërcënim për qeverinë e Pekinit.

Ndaj tyre po përdoren taktika shtrënguese për t'i detyruar të kthehen në shtëpi. Ka gjithashtu përpjekje për kompromentimin e kërkimeve amerikane për koronavirusin.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani