Ushqime të paketuara, yjet e NBA shokohen nga darka në hotel

NBA po përgatitet për rifillimin e sezonit më 30 korrik, por ndërsa skuadrat janë mbledhur të gjitha në resortin e famshëm të lojërave “Disney World”, në Orlando, atje ku do të zhvillohet pjesa e mbetur e kampionatit, janë përballur me një surprizë të pakëndshme në natën e parë të grumbullimit.

Yjeve të basketbollit amerikan iu shërbye një ushqim aspak i përshtatshëm për sportistë të një niveli të tillë.

Makarona, sallatë, fileto pule e salca të ndryshme të paketuara ishte menuja kryesore për basketbollistët e NBA, të cilët kanë postuar foto nga darka befasuese e mbrëmjes së pare.

Nga i njëjti resort, një futbollist amerikan publikoi më herët foto të vaktit që përfshinte një sanduiç dhe një banane për shifrën absurde prej 65 dollarësh.