Vlorë, task forca antikoronavirus kalon në sitë lokalet

Baret, restorantet dhe gjithçka që është në funksion të argëtimit përgjatë orëve të mbrëmjes në qytetin e Vlorës kanë kaluar në sitën e task forcës për verifikimin e masave antikoronavirus.

Inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Shëndetit, të mbështetur edhe nga policia, kanë ushtruar kontrolle deri në orët e para të mëngjesit, ku janë konstatuar shkelje sa i takon mosruajtjes së distancës, kryesisht në baret e natës.

Dhe natyrisht për rastet ku janë konstatuar shkelje janë marrë edhe masa administrative.

Kontrollet do të vijojnë çdo ditë dhe mbrëmje përgjatë gjithë vijës bregdetare, nga Vlora deri në Ksamil.