Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Zbulimi arkeologjik, dokumentohet varreza e kohës së bronzit në Himarë

Nga A2 CNN
8 Korrik 2020, 10:17 | Aktualitet

Arkeologët në këtë zonë të Himarës po punojnë që prej pranverës së vitit 2018, kur përroi filloi të nxjerrë në pah disa objekte që mund të kishin vlerë për arkeologjinë.

Nëse nuk do të kryheshin këto kërkime, shtrati i përroit të Korramit që deri më atëherë kërcënonte këto tuma mund të kishte dëmtuar varret me rrjedhën e tij.

“Rastësisht u konstatua se në rrjedhjen e shtratit të përroit kishin dalë në sipërfaqe disa varre, më pas u kryen të gjitha verifikimet e rastit, ku i gjithë dokumentacioni u përcoll në Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë. Pas gërmimit të shpëtimit të varreve u konstatua një tumë dhe varre të tjera”, thotë Orgest Feimi, drejtor i DRTK në Vlorë.  

Orgest Feimi, drejtor i DRTK në Vlorë

Sot, arkeologët kanë bërë dokumentimin e plotë të gërmimit arkeologjik të shpëtimit dhe konfirmojnë ekzistencën e një̈ varreze tumulare pranë qytetit të Himarës.

“Mendohet se daton rreth shekullit 15 para Krishtit, gjatë gërmimeve ka pasur edhe gjetje të tjera arkeologjike”, shton Feimi.  

Tashmë materiali arkeologjik është̈ zhvendosur në hapësirat e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë̈ Kulturore të Vlorës dhe pritet që kërkuesit shkencorë të shprehen për këtë gjetje.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani