Asgjësohen municionet e pashpërthyera në Sazan

Efektivët EOD të Komandës Mbështetëse realizuan shpërthimin e komanduar të disa municioneve të paplasura që ndodheshin në ishullin e Sazanit. Pjesë e tyre ishin predha artilerie të kalibrave të ndryshëm, të cilat u asgjësuan në vend, për të shmangur incidente. Sazani, dikur bazë ushtarake, është shndërruar në një destinacion turistik vitet e fundit.