Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Kodi gati për votim, Lefter Maliqi konfirmon se janë më shumë se 84 vota

Nga A2 CNN
9 Korrik 2020, 20:12 | Politikë
Kodi gati për votim, Lefter Maliqi konfirmon se janë më

Nuk vonoi shumë dhe numri i votave pro kodit zgjedhor, në favor të mazhorancës u rrit edhe me 11 vota të tjera, pas daljes publike të një grupi tjetër të opozitës parlamentare.

Lefter Maliqi konfirmoi votën pro kodit, madje thotë se numri i atyre që do të votojnë pro tij në parlament i kalon 84 votat.

Ndërkohë që deputetja Suzana Topi e njoftoi votën e saj pro kodit në 23 korrik nga faqja e saj në Facebook.

“Votat janë. Nëse vota duhet të jetë e hapur, marrëveshja u bë e hapur. Ajo u firmos në rezidencën amerikane, me praninë e ambasadorëve të SHBA-së dhe BE-së. E përshëndetur nga i gjithë faktori ndërkombëtar. Nuk ka nevojë për votim të fshehtë. Votimi të jetë i hapur. Zoti Rama të mos fshehë asnjë deputet të Partisë Socialiste. Votat janë mbi 86. Ne nuk jemi deputetë të blerë nga kryeministri siç akuzojnë disa. Kam besim se votat do të jenë mbi 100”, deklaroi Maliqi para kamerave.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani