Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Koronavirusi vret më shumë nëpërmjet urisë”

Nga A2 CNN
9 Korrik 2020, 14:56 | Bota
“Koronavirusi vret më shumë nëpërmjet

Pandemia e koronavirusit mund të çojë në më shumë vdekje si pasojë e urisë sesa nga vetë infeksioni. Ky është paralajmërimi i Oxfam-it, që thotë se Covid-19 ka përkeqësuar krizën e urisë në vendet më të varfra të botës.

Sipas Oxfam, rreth 12 000 njerëz në ditë mund të vdesin nga uria për shkak të ndikimit social dhe ekonomik të virusit.

Në raport thuhet se papunësia masive, ndërprerja e prodhimit të ushqimit dhe ulja e ndihmave si pasojë e pandemisë mund të rrezikojë rreth 121 milionë persona këtë vit.

“Ndikimi i Covid-19 është shumë më i madh sesa vetë virusi, pasi miliona njerëz nga vendet më të varfëra të botës do të zhyten edhe më tej në varfëri dhe do të vuajnë nga mungesa e ushqimit”, tha shefi ekzekutiv i Oxfam, Danny Sriskandarajah. 

“Është shumë e rëndësishme që qeveritë të kontrollojnë përhapjen e sëmundjes, por qeveritë duhet që të parandalojnë edhe vdekjen e po aq njerëzve, për të mos thënë edhe më shumë, nga uria”, shtoi Sriskandarajah.

A2 CNN Livestream

Dita jonë