Pandemia, Italia ndalon udhëtarët nga 13 vende

Koronavirusi ne Itali Hap kufijte 1100x620

Situata e krijuar në ditët e fundit, me rritjen e rasteve me të infektuar me koronavirus, ka detyruar autoritetet italiane të vendosin ndalimin e hyrjes në vend për personat që kanë udhëtuar nga shtetet ku ka pasur shtim të rasteve me Covid.

Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza ishte ai që shpalli vendimin për të ndaluar të hyjnë në Itali të personave që vijnë nga vendet që paraqesin rrezik. Bllokimi përfshin edhe udhëtarët që në 14 ditët e fundit kanë udhëtuar apo kanë kaluar tranzit në Armeni, Bahrein, Bangladesh, Brazil, Bosnje Herzegovinë, Kili, Kuvajt, Maqedoni të Veriut, Moldavi, Oman, Panama, Peru dhe Republikë Domenikane.

“Nuk mund të hedhim poshtë sakrificat e bëra. Vendosëm të ishim shumë të kujdesshëm pasi pandemia në botë është në fazën e saj më akute”, u shpreh ministri Speranza.