Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Pezullojmë punën nëse nuk plotësohen kërkesat”, Shoqata e Transportit Ndërqytetas paralajmëron autoritetet

Nga A2 CNN
9 Korrik 2020, 11:36 | Aktualitet
“Pezullojmë punën nëse nuk plotësohen

Sekretari i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas, Adriatik Memushi, ka deklaruar për A2 se do të pezullohet puna nëse nuk rishikohen kërkesat e tyre.

“Do ta pezullojmë punën nëse nuk plotësohen kërkesat”, tha sekretari i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas.

Kreu i shoqatës, Kujtim Mema, tha se po i dëmton transporti informal i paligjshëm, ndërsa bashkia u kërkon pagesën e taksave pasi i kishte premtuar se taksat do të shtyheshin deri në dhjetor.

“Na erdhën në zarfa taksat e bashkisë, kur na u premtua se do shtyheshin deri në dhjetor. Duam të rishikohet kjo taksë. Terminali i Jugut ka kosto, pasi shoferët sillen rrotull duke harxhuar karburant. Shteti të ulë TVSH-në në 6%.

Që prej datës 24 qershor, kur transporti publik ka rinisur punën, është vërejtur numër i ulët pasagjerësh dhe operatorët pretendojnë se ka shpenzime të mëdha. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani