Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Trafiku i veprave të artit, Labi: Organizohet nga grupe me lidhje qeveritare

Nga A2 CNN
9 Korrik 2020, 17:06 | Aktualitet
Trafiku i veprave të artit, Labi: Organizohet nga grupe me lidhje

Pasuria jonë kombëtare është më e dukshme se kurrë sa herë që zbulohen vepra antike, por për fat të keq trafikimi i tyre është një fenomen që u theksua që pas viteve 90.

Rasti më i fundit është ai i pak ditëve më parë në Durrës, ku 3 persona po trafikonin 2 vepra arti, për të përfituar 50 mijë euro.

Por kush e organizon këtë trafik dhe cilët përfitojnë? Çfarë vlere ka kjo pasuri kombëtare në të vërtetë?

Në fillim qershor u dëmtuan 2 kolona të një monumenti në Apoloni dhe rikuperimi i tyre është shumë i vështirë.

Pak ditë më parë, në Himarë u zbuluan varreza tumulare, që mendohet se janë aty që prej shekullit të 15 p.e.s, por për sa kohë trafikimi dhe dëmtimi i këtyre monumenteve vazhdon, atëherë organet përkatëse duhet të marrin masa më të ashpra për ruajtjen e tyre, si vlera të pa krahasuara të identitetit kombëtar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë