Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Yuri Kim takon Ballën, zhbllokohet reforma zgjedhore, votohet në Kuvend më 23 korrik

Nga A2 CNN
9 Korrik 2020, 19:57 | Politikë
Yuri Kim takon Ballën, zhbllokohet reforma zgjedhore, votohet në

“Eja Taulant, negocio me ne!”. Myslim Murrizi nuk e dinte se në ato momente homologu i tij në grupin parlamentar socialist, po zhvillonte një takim me ambasadoren amerikane, Yuri Kim, në Kryesinë e Kuvendit.

Pas një ore me diplomaten që negocioi marrëveshjen për reformën zgjedhore, grupi i PS-së i drejtuar nga Taulant Balla, vendosi që amendamentet e dakordësuara me opozitën jashtë, t’i miratojë brenda 23 korrikut.

Diplomatja amerikane duket se ka bindur socialistët të tërhiqen nga ideja e shprehur edhe publikisht për shqyrtimin e kodit, pas ndryshimeve kushtetuese, të kërkuara nga opozita parlamentare.

Edhe për të Balla erdhi me një ofertë, pas takimit me Kim. Por ky propozim nuk bindi deputetët opozitarë, që kërkuan ndërprerje të seancës për t’u konsultuar mes vetes. Në kthim përveç Jo-së për Ballën, braktisën dhe sallën.

Më herët një tjetër deputet i dalë nga lista e PD kërkoi që dhe Lulzim Basha të angazhohej në negociata me ta. Angazhimin e kryedemokratit për të bindur pakicën parlamentare e kanë kërkuar edhe socialistët, me justifikimin se nuk i kanë votat, por lëvizjet e fundit të ambasadores Kim duket se e kanë zgjidhur edhe këtë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë