Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

25 vjet nga Masakra e Srebrenicës, Varhelyi: Europa dështoi, plaga mbetet e hapur

Nga A2 CNN
10 Korrik 2020, 17:29 | Ballkani
25 vjet nga Masakra e Srebrenicës, Varhelyi: Europa dështoi, plaga

“Europa dështoi në Srebrenicë dhe ne ndjehemi të turpëruar”, tha komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, në prag të 25 vjetorit të masakrës.

Duke folur të premten në Parlamentin Europian, Varhelyi pohoi se se “Gjenocidi në Srebrenicë mbetet një plagë e hapur në zemër të Evropës” Ajo vazhdon të na ndjekë. Vazhdon të na kujtojë përgjegjësinë tonë të përbashkët për të parandaluar që gjenocidi të ndodhë përsëri. Prandaj, është detyra jonë që ta kujtojmë Srebrenicën përgjithmonë”, u shpreh komisioneri.

Ndërkaq, sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres, tha se ajo që ndodhi Srebrenicë ishte krimi më i keq masiv në tokën europiane, pas Luftës së Dytë Botërore.

“25 vjet më vonë, nderojmë mijëra të vrarët dhe zotohemi se nuk do t’i harrojmë kurrë. Bashkohemi me vuajtjen e familjeve të tyre, përfshirë të atyre që kanë ende familjarë të pagjetur”, u shpreh sekretari i OKB.

Dhjetëra të mbijetuar të masakrës marshua të enjten, përmes pyjeve në lindje të Bosnjes, në rrugën që përshkuan 25 vite më parë t’iu shpëtuar forcave serbo-boshnjake.  Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë - zonë që ishte shpallur e sigurt nga Kombet e Bashkuara. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë konstatoi në vitin 2007 se vrasjet ishin gjenocid. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë