Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Borxhi i fshehur, arrin në 288 mln euro, rëndojnë vendimet e arbitrazhit

Nga A2 CNN
10 Korrik 2020, 17:17 | Ekonomi
Borxhi i fshehur, arrin në 288 mln euro, rëndojnë vendimet e

Emergjenca shëndetësore e Covid-19 dhe goditja e fortë ekonomike që ka marrë vendi kanë detyruar qeverinë të rishikojë buxhetin, duke e çuar deficitin buxhetor në shifrën rekord të 1 miliard eurove.

Vetë Ministria e Financave parashikon që deri në fund të vitit, borxhi publik të kapërcejë nivelin e 80% në raport më PBB.

Por borxhi i vërtetë që duhet të paguajnë shqiptarët është edhe më i lartë. Këtu përfshihen pagesat për PPP-të, detyrimet e prapambetura të qeverisë, si dhe vendimet e arbitrazhit që kapin një dëm prej 100 milionë eurosh. Në total, ky borxh i fshehur arrin në rreth 33% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Sipas raportit të mes vitit mbi zbatimin e buxhetit, deri në fund të muajit mars, fatura e detyrimeve të prapambetura arriti në 6.5 miliardë lekë. Këtu përfshihen pagesat e mbartura ndaj kompanive për punë, mallra apo shërbime të realizuara; por edhe vendimet e shumta gjyqësore për largimet e drejta nga puna, dietat e papaguara të punonjësve të administratës si dhe stoku i rimbursimit të TVSH-së.

Nga ana tjetër, një shifër prej 109.5 milionë eurosh kapin detyrimet e shtetit shqiptar që rrjedhin nga vendimet e Arbitrazhit Ndërkombëtar. Pjesën më të madhe të këtyre detyrimeve prej afro 100 milionë euro e zë çështja Becchetti.
Ndërkaq, pritet që fatura e borxhit të rritet më tej për shkak të çështjeve të reja që do t’i drejtohen gjykatave ndërkombëtare si pasojë e shkeljes së kontratave nga ana e qeverisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë