Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Gjyqi me Becchetti, Alibeaj: Kryeministri të paguajë me pasurinë e tij

Nga A2 CNN
10 Korrik 2020, 12:39 | Politikë
Gjyqi me Becchetti, Alibeaj: Kryeministri të paguajë me pasurinë

Partia Demokratike ka kërkuar hetimin nga Prokuroria të kryeministrit Edi Rama për shpërdorim detyre për dëmin prej 109 milionë eurosh që do të paguhet nga buxheti i shtetit, pas vendimit të Arbitrazhit për betejën ligjore me sipërmarrësin Becchetti.

Enkelejd Alibeaj tha se kryeministri duhet ta paguajë dëmin nga pasuria e tij, për shkak se çështja përfundoi në gjykatë si pasojë e luftës personale të kryeministrit me sipërmarrësin italian. 

“Lufta e shpallur ndaj sipërmarësit italian Francesco Becchetti për arsyen e vetme se zotëronte një media kritike ndaj qeverisë, ndaj Edi Ramës dhe Erion Veliajt, po u kushton qytetarëve të vendit 109,5 milionë euro. Si për shumë gjëra të tjera, premtimet e Edi Ramës se nuk do të paguajmë asnjë qindarkë për luftën e tij personale ndaj Becchettit, rezultuan një gënjeshtër e madhe. Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit i dha të drejtë sipërmarrësit dhe i kërkon Shqipërisë të paguajë dëmin. Në platformën tonë antimafia kjo është një nga pikat kryesore. Zyrtari përgjegjës për nje vendim të gabuar që i shkakton dëm buxhetit, duhet të paguajë me pasuritë e tij. Është detyrë e drejtësisë të hetojë dhe të marrë nën përgjegjësi penale kryeministrin e vendit për shpërdorim detyre. Shqiptarët nuk kanë pse paguajnë nga taksat e tyre 109 milionë euro për luftën personale të Edi Ramës me median e lirë dhe biznesin”, tha Alibeaj.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli