Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Infektohet me koronavirus edhe mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës

Nga A2 CNN
10 Korrik 2020, 16:22 | Futboll
Infektohet me koronavirus edhe mbrojtësi i përfaqësueses së

Edhe pse u fol shumë se me ardhjen e verës koronavirusi do të humbiste fuqinë e tij, nuk po ndodh aspak kështu, të paktën në Shqipëri dhe në shtetet fqinje.

Numrat janë rritur ndjeshëm, ndërsa virusi nuk ka kursyer edhe figura të njohura. 5 lojtarë të Partizanit kanë rezultuar pozitivë ditët e fundit, ndërsa pak pas mesditës u publikua lajmi se është infektuar edhe ish-kryeministri i Kosovës.

Ndërkohë, mësohet se pozitiv me Covid-19 ka rezultuar edhe mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Mirlind Kryeziu, futbollist i Zyrihut në Zvicër. “Mbrojtësi i qendrës së Zurichut, Mirlind Kryeziu rezultoi sot pozitiv në testin e koronavirusit. Që nga shfaqja e simptomave të buta, ai nuk ka marrë pjesë në stërvitje dhe aktualisht është në izolim në shtëpi me simptoma të lehta”, ka bërë të ditur klubi zviceran.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani