Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Pse gratë nuk duan të bëhen nëna pas pandemisë?

Nga A2 CNN
10 Korrik 2020, 20:41 | Lifestyle

Tashmë nuk është më sekret se gratë bëhen nëna më vonë se brezi para tyre. Mbi gjysma e foshnjave në vitin 2017 ishin lindur nga gra në të 30-tat, ndërsa 20 vite më parë kjo ndodhte në 43% të rasteve. Këto janë statistika për Britaninë, të cilat janë publikuar nga “Telegraph”.

Por mes faktorëve të vjetër që kanë shtyrë gratë të bëhen nëna më vonë, tashmë shtohet edhe një faktor i ri: pandemia. Koronavirusi duket se i ka bërë çiftet e reja edhe më të kujdesshëm të bëhen me fëmijë.

Një studim i kohëve të fundit nga Universiteti i Firences në Itali zbuloi se një e treta e çifteve, 37% e tyre, që kishin planifikuar të kishin një fëmijë së afërmi, tashmë i kanë lënë pas këto plane për shkak të pandemisë. Një tjetër studim nga Instituti Guttmacher në Amerikë zbuloi se 34% e grave ishin në të njëjtat pozita.

Frika e shqetësimeve shëndetësore

Më shumë se një e katërta e grave, 27% e tyre, janë shprehur se po e shmangin shtatzëninë sepse janë të shqetësuara se mund të infektohen me Covid-19 gjatë shtatzënisë, sipas studimit amerikan. Po ashtu, ekziston frika për të shkuar në spital gjatë pandemisë.

Frika e ndarjes nga prindërit

Çiftet nuk shqetësohen vetëm për shëndetin e tyre. Gjatë kësaj periudhe shqetësimi është më i madh për shëndetin e prindërve, të cilët janë më të rrezikuar nga koronavirusi. Në këtë situatë, prindërit nuk do të ishin në gjendje të kujdeseshin për nipërit e tyre, pasi do të detyroheshin të qëndronin të distancuar.

Pasiguria financiare

Më shumë se 60% e atyre që morën pjesë në studimin e Universitetit të Firences shprehën shqetësimin për paqëndrueshmërinë financiare, si një nga arsyet që i kanë detyruar ata ta shtyjnë për një moment tjetër të bëhen prindër.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli