Sarri nuk kursehet me vlerësime: Të luash me Atalanta-n është si të shkosh te dentisti

sarri 1100x620

Juventusi, i cili udhëheq prej kohësh Serie A dhe Atalanta, skuadra më në formë këtë periudhë pas pandemisë, do të përballen mbrëmjen e së shtunës në një takim, i cili mund të vendosë shumë për ecurinë e kampionatit italian.

Para kësaj sfide ka folur edhe trajneri i bardhezinjve, Sarri, i cili nuk i ka kursyer aspak vlerësimet për kundërshtarin, i cili në rast fitoreje, do ta çonte në vetëm 6 pikë diferencën nga Juventusi.

Për të përshkruar Atalanta-n, Sarri citoi fjalët e thënë nga Guardiola për skuadrën e drejtuar nga Gasperini.

“Është një fazë shumë e rëndësishme e sezonit dhe Atalanta po kalon një moment të shkëlqyer. Do të doja të citoja Guardiolën për të përshkruar ata, i cili thoshte: Të luash me Atalantën është si të shkosh te dentisti. Mund të shkojë çdo gjë mirë, por të mbetet gjithmonë ajo ndjesia e keqe. Është një kundërshtar i vështirë për t’u përballuar, pasi luajnë shpejt dhe kanë kundërsulme vrasëse”, u shpreh Sarri.

Atalanta është duke kaluar një periudhë të jashtëzakonshme, me 9 fitore radhazi në kampionat, në anën tjetër Juventusi vjen në këtë përballje pas humbjes 4-2 ndaj Milanit.