Vucic: Takimi Kosovë-Serbi shtyhet të enjten, shqiptarët kishin kërkesa maksimale

vucic 1100x620

Dialogu Kosovë-Serbi, i parashikuar për ditën e dielë, do të zhvendoset ditën e enjte.

Lajmin e ka dhënë vetë presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, pas videokonferencës  së zhvilluar sot  me kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentin francez Macron, kryeministrin kosovar Avdullah Hoti dhe zyrtarët e Lartë të BE-së, Josep Borrel dhe Miroslav Lajçak.  

Vucic shtoi se pala kosovare kishte “kërkesa maksimale”, dhe se ka ende divergjenca të mëdha midis palëve.

Serbia sipas tij dëshiron të përmirësojë marrëdhënien midis popujve, “por nuk do të pranojë kurrë ultimatume”.

Presidenti serb falënderoi Merkel dhe Macron për angazhimin e tyre për zgjedhjen e ngërçit midis Prishtinës dhe Beogradit.