Barcelona nuk dorëzohet deri në fund, mban hapur garën për titull

barcelona 2 1100x620

Edhe pse çështja e titullit kampion është pothuajse e mbyllur, Barcelona vijon të luftojë deri në fund duke fituar dhe në ndeshjen e radhës në kampionat përballë Valladolid.

Katalanasve iu mjaftoi një gol i Vidal në minutën e 15 të takimit për të marrë 3 pikët e radhës që mbajë ende hapur matematikisht çështjen e titullit.

Blaugranat janë momentalisht vetëm 1 pikë larg Realit i cili në ndeshjet e radhës do të luajë në fushën e Granadas.