Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Një skuadër me Covid-19 në Zvicër, kampionati mund të ndërpritet

Nga A2 CNN
11 Korrik 2020, 15:25 | Futboll
Një skuadër me Covid-19 në Zvicër, kampionati mund të

Kampionati zviceran i futbollit rrezikon të bëhet i pari që mbyllet pas rifillimit për shkak të alarmit të koronavirusit. Pas daljes pozitiv me Covid-19 të kosovarit Mirlind Kryeziu, klubi i Zyrihut ka bërë të ditur se janë prekur edhe disa lojtare të tjerë.

Nuk është specifikuar numri i saktë por Zyrih ka bërë të ditur se në izolim është e gjithë skuadra. Një situatë që vë në diskutim zhvillimin normal të kampionatit zviceran pasi Zyrih bëhet skuadra e pare evropiane në izolim të plotë. Ndërkohë shumë president të klubeve bënë të ditur se kampionati duhet të mbyllet pas anulimit të dy ndeshjeve Zyrih- Sion dhe Basel-Zyrih.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli