Përleshje për drejtimin e një kishe në Afrikën e Jugut, raportohen viktima

Të paktën 5 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi të armatosur në një kishë në Afrikën e Jugut. Sipas të dhënave paraprake mendohet se ka pasur një debat të ashpër prej kohësh në këtë kishë në lidhje me lidershipin e saj.

Policia e Johannesburg bën me dije se tashmë ngjarja ka marrë fund dhe nga duart e agresorëve u shpëtuan dhjetëra gra e fëmijë që mbaheshin peng prej disa orësh. Në fund të operacionit u arrestuan 40 persona si dhe u sekuestrua një arsenal i madh armësh.

Konflikti për drejtimin e kësaj kishe ka nisur në vitin 2016 pas vdekjes së priftit. Policia ishte lajmëruar dhe herë të tjera për të shtëna me armë në këtë objekt kulti mes besimtarëve.

  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 678 raste të reja në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 5 persona humbën jetën nga virusi në 24 orë
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: Gjatë 24 orëve u kryen 3088 testime, 457 të shëruar
  • LAJMI I FUNDIT | Në spitale po trajtohen 285 pacientë, 24 në terapi intensive, 5 të intubuar