Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Putini i përjetshëm

Nga A2 CNN
11 Korrik 2020, 11:59 | Bota
Putini i përjetshëm

E gjithë jeta e dy 20-vjeçareve, Ekaterina Mikhailova dhe Iya Barsegyan, ka qenë në udhëheqjen e presidentit Vladimir Putin, i cili u ngjit në pushtet në vitin 1999, përpara se ato të lindnin. Vajzat i përkasin të njëjtës gjeneratë, por politikisht janë dy botë të ndryshme, një kontrast që tregon sesi ndarjet e krijuara nga politika e Putin.

Të dy vajzat iu drejtuan votimit mbarëkombëtar mbi reformat kushtetuese që i hapën rrugën Putinit për të qëndruar në pushtet deri në vitin 2036. Mikhailova dëshironte që Putin të largohej, pasi sipas ai persekuton kundërshtarët politikë dhe mban peng zhvillimin e Rusisë. Nga ana tjetër, Barsegyan nuk shikon asnjë të keqe nëse Putin qëndron në pushtet, edhe pse thotë që beson se ai nuk do të kandidojë më.

Sipas një sondazhi në Rusi, vlerësimet për Putin janë në nivelin më të ulët që prej vitit 1999, kur ai u bë kryeministër, por gjithsesi, reformat e prezantuara në referendum, ku mes të tjerash kishte përkufizime tradicionale për martesën dhe familjen, kaluan me lehtësi.

Vladimir Putin është tashmë lideri më jetëgjatë në historinë moderne ruse që nga koha e diktatorit sovjetik Josef Stalin. Opozita e quajti këtë referendum një gënjeshtër të madhe, dikush një ditë të trishtë për demokracinë dhe vlerat liberale. Por në kampin kundërshtar, një i moshuar shtroi pyetjen: “Nëse kapiteni po drejton anijen në rrugën e duhur, atëherë pse duhet ndryshuar”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë