Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Rama-Bashës: Mos na provokoni, nuk e merrni dot peng Kuvendin

Nga A2 CNN
11 Korrik 2020, 12:56 | Politikë
Rama-Bashës: Mos na provokoni, nuk e merrni dot peng Kuvendin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas deklaratës së kreut të opozitës, Lulzim Basha, i cili tha se marrëveshja e 5 qershorit është prishur.

“Një këshillë miqësore për Lulzim Bashën e kolegët opozitarë jashtë Kuvendit: Lërini sharjet e kërcënimet ju lutem e mos thoni u prish marrëveshja, se ajo marrëveshje u bë me ju e për ju, jo për ne!”, shkruan Rama në Twitter.

“Ne s'donim e s'duam administratë zgjedhore partiake, prandaj mos na provokoni se s'ua kemi borxh as ne, as populli jo e jo, pasi morët gjithçka deshët! Peng Kuvendin e zgjedhësit, të cilëve do t'u japim mundësinë të votojnë për deputetin e jo vetëm për partinë, nuk i merrni dot! Po mos na nxisni kundër asaj marrëveshjeje që e bëmë për ju po na lini ta votojmë”.

https://a2news.com/2020/07/10/rama-listat-e-hapura-nuk-e-prishin-marreveshjen-opozita-nuk-mbyll-dot-gojet-e-kuvendit/
https://a2news.com/2020/07/10/basha-edi-rama-ka-prishur-marreveshjen-e-5-qershorit-koalicionet-parazgjedhore-halli-i-vertete-i-rames/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu