Tenisi, sporti i ”distancimit social”

Dy sportistë, ambient i hapur, dhe një rrjetë që ndanë dy fusha. Tenisi është ndoshta shembulli më i mirë i të bërit sport dhe të njëjtën kohë të i të mbajturit të distancës sociale në ditët e pandemisë që po kalojmë.

Miq të ngushtë jashtë fushe dhe rivalë brenda saj, Martin Muhedini dhe Arbër Sulstarova u përballën në finalen e “Final Eight” turneut të organizuar nga Tenis Tirana ndërsa dhuruan një përballje spektakolare, të denjë për dy kampionë që përfaqësojnë Shqipërinë në aktivitet ndërkombëtare.

Një numër i vogël sportdashësish ndoqën finalen nga pranë me të njëjtën kulturë si në turnetë prestigjioze të tenisit botëror. Me setet 6:2 dhe 6:3 por që nuk shfaqi konkurrencën e fortë që pati për gjatë gjithë kohës ndeshja, dueli final i takoi Martinit i cili ngriti në fund titullin kampion.