Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Turistë me “pikatore”, vera e pazakontë në Paris

Nga A2 CNN
11 Korrik 2020, 13:18 | Lifestyle
Turistë me “pikatore”, vera e pazakontë në Paris

'Maare' në Paris është një ndalesë e pashmangshme e turin e Maniuela Fëshu Gezke. Kopshtet, galeritë dhe kishat e tij pak të njohura janë një kënaqësi për turistët kureshtarë në pikun e sezonit të verës. Por këtë vit, Fëshu Gezke nuk ka shkelur në zonën e saj për gati katër muaj, ndërkohë që industria e turizmit të kryeqytetit francez ka pësuar një goditje të madhe për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Fëshu Gezke, një udhërrëfyese turistike prej vitit 2007, e ndaloi aktivitetin e saj profesional në fillim të marsit, disa ditë para se qeveria të njoftonte më 17 mars fillimin e asaj që do të ishte një bllokim i rreptë 8-javësh që synonte parandalimin e përhapjes së koronavirusit. 37-vjeçarja  e ka gjetur veten të papunë, ashtu si rreth 10 000 udhëzues të tjerë me statuse të ndryshme punësimi në të gjithë vendin, të cilët varen të gjithë nga fluksi i të huajve, tashmë të rralluar ndjeshëm nga kufijtë e mbyllur dhe bllokimet e vazhdueshme në disa kombe.

Shumë prej tyre u bashkuan me blicat e celularëve që ndriçonin imazhin e Mona Lisa-s jashtë muzeut të rihapur të Luvrit, si  thirrje për më shumë ndihma qeveritare dhe njohje zyrtare të profesionit të tyre. Shumica thonë se janë harruar gjatë gjithë krizës. Kur Franca nisi masat e zbutjes së bllokimit më 11 maj, udhëzuesit e tureve rifituan lejen për të rifilluar punën e tyre. Por kishte disa probleme, tha Fëshu Gazke. Grupet ishin sërish shumë të vogla pavarësisht, se kufizimet po lehtësoheshin në mënyrë graduale.

Shumë vende kulturore mbeten të mbyllura ndërsa atraksione të tilla si Kulla Eiffel apo  muzeu i Luvrit, sapo janë rihapur kohët e fundit. Dhe megjithëse Evropa javën e kaluar hapi kufijtë e saj me 15 vende jashtë Bashkimit Europian, dy nga burimet më të mëdhatë turistëve për Parisin - Shtetet e Bashkuara dhe Kina – mungojnë në listë.

Gati 18 milionë turistë vizitojnë Parisin çdo vit, sipas zyrës së turizmit të qytetit, me kulmin që arrin në mesin e marsit dhe shtatorit, tha Fëshu Gazke. Agjensitë e turizmit gjithashtu janë goditur fort nga kriza. Agjensia Sekrëblu Paris, e cila zakonisht ofron turne për 3000 euro për person, nuk ka fituar asnjë cent nga turizmi që prej marsit. Përkundrazi, është marrë gjatë gjithë kohës me anulime dhe shtyrje të prenotimeve për vitin e ardhshëm.

Hotelet gjithashtu ndikohen. Që nga rihapja e tij më 1 korrik, Hotel prestigjioz “Fysho” ka vënë në dispozicion 54 suita me pamje nga Parisi. Këtë vit, ata kanë projektuar të ardhura totale prej 3 milionë euro, shumë larg nga 10 milionë euro që përfitonin normalisht para krizës. Për momentin, thesari i hotelit po mbahet, tha menaxheri i përgjithshëm Jerome Montanteme, por sipas tij duhet bërë kujdes.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani