Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Vonesat dhe korrupsion, Basha premton lehtësimin e sistemit tatimor

Nga A2 CNN
11 Korrik 2020, 17:45 | Politikë
Vonesat dhe korrupsion, Basha premton lehtësimin e sistemit tatimor

Lulzim Basha, gjatë ditës së sotme foli për ekonominë, në përpjekje për të bindur qytetarët dhe bizneset se me të kryeministër, ajo do të jetë më e mirë.

Partia Demokratike synon të ndërtojë një sistem fiskal më të thjeshtë për të lehtësuar klimën e biznesit dhe për të thithur investime të huaja, pasi krahas rikthimit të taksës së sheshtë, do të shkurtohen edhe burokracitë në pagesën e taksave.

Basha tha se sistemi qe ka ngritur qeveria Rama zhvat bizneset, duke u vjedhur 32 ditë në vit për të paguar 35 lloje të ndryshme taksash dhe tarifash.

''Kjo llogari e publikuar nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, OECD, fakton sa i drejtë është vendimi ynë për të ndryshuar këtë sistem mbytës për ekonominë e çdo familje. Me taksën e sheshtë 9 %, me një sistem taksimi të unifikuar, të lehtë dhe të parashikueshëm, do ta shndërrojmë Shqipërinë në një vend tërheqës për të punuar, investuar dhe bërë biznes”, shkruan kryetari i Partisë Demokratike.

Sipas OECD, çdo biznes në Shqipëri shpenzon 252 orë në vit për të paguar taksat. Ndërsa e dhëna më shqetësuese lidhet me nivelin e perceptimit të korrupsionit qeveritar, që është më i larti në rajon.

A2 CNN Livestream

Dita jonë