Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Zjarri përfshin majën e Gjallicës, autoritetet kërkojnë ndihmë nga ajri

Nga A2 CNN
11 Korrik 2020, 21:20 | Aktualitet

Prej më shumë se 24 orësh një sipërfaqe e madhe toke me pisha në malin e Gjallicës është nën pushtetin e flakët.

Ekipi zjarrfikës i Bashkisë së Kukësit, bashkë me banorët po punojnë me intensitet të plotë për izolimin vatrave të zjarrit në malin e Gjallicës, në Njësinë Administrative Shtiqën.

Për të normalizuar situatën, sa me shpejt është kërkuar nga Emergjencat Civile ndërhyrja nga ajri, për shkak dhe të terrenit të vështirë.

Ekspertët do të qëndrojnë në vendin ku janë shfaqur flakët, për të monitoruar situatën deri në shuarjen totale të zjarreve.

Zjarri nisi pasditen e se premtes dhe ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me pemë e shkurre në 200 metër lartësi në malin e Gjallicës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani