Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

33,3 mln dollarë për veprën e piktorit kinez që vdiq në varfëri!

Nga A2 CNN
12 Korrik 2020, 18:25 | Kulturë
33,3 mln dollarë për veprën e piktorit kinez që vdiq në

Një nudo e piktorit kinez Sanyu, i etiketuar si “Matissi” kinez, u shit për plotë 33,3 mln dollar, duke e konfirmuar edhe një herë emrin e tij mes më të kërkuarve në tregun vanitoz të artit kinez.

E punuar në 1950-ën, "Quatre Nus", shfaq 4 figura femrash, të shtrira krah njëra-tjetrës, duke shfaqur fort stilin e artistit. Kjo shitje regjistroi vlerën më të lartë në Sotheby të Hong Kongut, që nga shpërthimi i pandemisë.

Në shtëpinë e ankandit, katër koleksionist u përfshinë në një luftë të vërtetë shifrash, që zgjati rreth 10 minuta, për të pasur tablonë e Sanyu. Ky është rasti më i fundit që një shifër stratosferike paguhet për veprat e piktorit, i cili jetën e tij e kaloi në varfëri të plotë, deri kur ndërroi jete në Paris në 1966-ën.

Tetorin e kaluar, punimi artistit i quajtur “Nu” u shit për 25 mln dollarë. Një muaj më vonë, “5 nudot” , një nga 6 pjesët e nudove të artistit, u shitën për 39 mln dollarë, një rekord i ri për punimet e Sanyu.

Sipas të dhënave për veprat e artit, mes viteve 2000 dhe 2019, çmimet e punimeve të Sanyu u rritën me 1100%.

Sipas analistëve, për një koleksionues kinez në ditët e sotme, të kesh një vepër të Sanyu është si një perëndimor të bëj të tijën një punim te Matisse.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli