Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete

aksidenti ne elbasan peqin 1100x620

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e së dielës në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Përparimaj.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke përfunduar jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 2 persona.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa si pasojë e përplasjes është krijuar edhe trafik i madh në këtë aks rrugor.