Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Denaj: Pavarësisht tërmetit dhe pandemisë, Shqipëria vlerësohet qëndrueshëm

Nga A2 CNN
12 Korrik 2020, 10:14 | Ekonomi
Denaj: Pavarësisht tërmetit dhe pandemisë, Shqipëria

Ministrja e Financave, Anila Denaj, shprehet se “pavarësisht dy goditjeve të njëpasnjëshme, tërmetit dhe pandemisë, Shqipëria vlerësohet qëndrueshëm në Rishikimin Periodik të Moody's”.

“Qasjet destruktive të opozitës nuk e ndihmojnë Shqipërinë, shtyjnë larg investitorët, frenojnë hapjen e vendeve të reja të punës dhe ulin mundësitë për shqiptarët më në nevojë. Pavarësisht dy goditjeve të njëpasnjëshme, tërmetit dhe pandemisë, Shqipëria vlerësohet qëndrueshëm në Rishikimin Periodik të Moody's. Në vitin 2019, investimet e huaja direkte ishin për të dytin vit radhazi mbi 1 Miliard Euro dhe deficiti buxhetor në raport me PBB ishte vetëm -1.9%. Në vitin 2020 mbyllëm me sukses daljen në tregjet ndërkombëtare të Eurobondit”, shkruan Denaj në Facebook.

“Këtë vit, më shumë se cdo vit tjetër duhet të motivojmë sipërmarrjen të ecë përpara dhe të mos ndalemi në rrugën drejt një tregu të përbashkët me Bashkimin Evropian”, shton ministrja.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani