Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Donald Trump shihet për herë të parë me maskë

Nga A2 CNN
12 Korrik 2020, 09:17 | Bota
Donald Trump shihet për herë të parë me maskë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka vendosur maskë për herë të parë që nga nisja e pandemisë së koronavirusit.

Trump po vizitonte spitalin ushtarak Walter Reed në Uashington kur u pa me maskë dhe tha për mediat se kurrë nuk ka qenë kundër tyre.

“Nuk kam qenë kurrë kundër vendosjes së maskës, por mendoj se kanë vendin dhe kohën e duhur kur duhen përdorur”, tha Presidenti amerikan, i cili më parë ka thënë se nuk do të vendoste maskë në publik dhe madje talli rivalin demokrat, Joe Biden, për mbajtjen e saj.

“Mendoj se kur je në një spital dhe kur duhet t’u flasësh shumë njerëzve, të cilët sapo mund të kenë dalë nga salla e operacionit, është mirë të mbahet maska”, deklaroi Trump.

Kur Qendra Amerikane për Parandalimin e Sëmundjeve nisi të rekomandonte njerëzit në prill për mbajtjen e maskave në publik për ndalimin e përhapjes së Covid-19, Trump u tha gazetarëve se vetë nuk do ta ndiqte këtë këshillë.

“Nuk mendoj se do të mbaj maskë. Të takosh me maskë presidentë, kryeministra, diktatorë, mbretër dhe mbretëresha, nuk më duket normale”, thonte Trump.

A2 CNN Livestream

Dita jonë