Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

“Moody’s” skanon ekonominë: Rreziqet janë borxhi i lartë publik, PPP dhe euroizimi

Nga A2 CNN
12 Korrik 2020, 14:22 | Ekonomi
“Moody’s” skanon ekonominë: Rreziqet janë borxhi i

Borxhi i lartë publik, që pritet të arrijë në nivelin e 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, rrezikon stabilitetin e financave publike.

Shqetësimi ngrihet nga agjencia prestigjioze “Moody’s”, e cila, edhe pse e ka mbajtur të pandryshuar vlerësimin për Shqipërinë në B1, me perspektivë të qëndrueshme, evidenton se ekonomia shqiptare po përballet me sfida të shumta strukturore.

https://a2news.com/2020/07/12/denaj-pavaresisht-termetit-dhe-pandemise-shqiperia-vleresohet-qendrueshem/

Në raportin e fundit, institucioni ndërkombëtar nënvizon si shqetësuese kontratat PPP, duke vënë theksin te risqet fiskale që vijnë prej këtyre investimeve.

“Moody’s” evidenton gjithashtu si problematike dhe shkallën e lartë të euroizimit, që pavarësisht masave të marra nga Banka e Shqipërisë për reduktimin e monedhës evropiane, përdorimi i saj është në nivele shqetësuese.

https://a2news.com/2020/07/12/raporti-i-moodys-tabaku-asgje-pozitive-per-shqiperine/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani