Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Përjashtimi nga Championsi, City pret të mësojë vendimin përfundimtar

Nga A2 CNN
12 Korrik 2020, 20:18 | Futboll
Përjashtimi nga Championsi, City pret të mësojë vendimin

Manchester City mban sytë këtë të hënë nga Gjykatës Tribunale e Sportit, për të mësuar vendimin përfundimtar të apelit, pas dënimit të marrë nga UEFA për dy vite përjashtim nga Kupat e Europës.

Për klubin anglez vendimi do të shënojë një kapitull të rëndësishëm që do të ndikojë sidomos në lëvizjet e merkatos.

City është dënuar për shkelje të “Fair Play”-it financiar në vitin 2012 dhe 2016, e përveç përjashtimit nga Europa ka marrë edhe një gjobë financiare prej 30 milionë eurosh.

Pavarësisht gjithë këtyre problemeve, trajneri Pep Guardiola është shprehur hapur se ka ndërmend të qëndrojë edhe nëse do të duhet të përshëndetet me Champions League për dy sezonet e ardhshme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë